Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit. Në këtë burg janë ‘ngujuar’ dhe shumë personazhe të politikës shqiptare, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ku situata paraqitet e rënduar.

Mësohet se oborri dhe kati i parë i burgut është përmbysur, ndërsa po punohet për pastrimin e ujit.

Sakaq, edhe rruga që të çon drejt burgut është përmbytur, duke u kthyer në ‘lumë’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: