Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

16 fëmijë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë.

Ata janë:

Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi në 1992.

Xhevahir Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995.

Julian Çela, 10 vjeç, djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret, u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013.

Eva Dumani në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri.

Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998.

Noel Musa, nëntë vjeç në 2019

Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019

Tre fëmijët Kledi, Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht 12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019.

Artur Carja ishte 9 vjeç kur u shpall i humbur

Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte 3 vjeçe

Bleona Mataj ishte 6 vjeçe, u deklarua e humbur në 2010

Elson Lleshi 10 vjeç humbi në 2009

Jon dhe Janina Gashi 6 dhe 4 vjeç u futën në listën e interpolit si të humbur në 2015.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb