Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentoi zhvillimet politike në vend. Në një intervistë në studion e News24, përballë gazetares Ola Bruko, Shehi ‘kritikoi’ dhe sjelljen e opozitës për debatet në seancën e parë plenare, ndërsa shtoi se duhet të përqendrohet te puna.
Ai shtoi se Rama pret vetëm këto situata.
“Si një ish-deputet, deputet i vjetër, për këtë luftën që bëjnë, them se është normale. Opozita duhet të respektohet. Këto komisionet e sajuara, për t’i bërë qefin këtij apo atij….Duhet të ushtrojë opozita detyrën e saj në komisione, pasi qeverinë e ka maxhoranca. Ndërkohë, sherri dhe debati në Kuvend është i kot, pasi i bën qefin qeverisë. Do ishte mirë që ky program të lexohej. Kjo punë nuk po tërheq qytetarët. Këta e fillojnë me këmbën e mbrapsht. Se Rama atë punë do.”, tha ai.
Duke u ndalur te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella, Shehi theksoi se bota bën tendera me miliarda, dhe jo me diellën. Mes të tjerash ai tha se gjithçka është propagandë. “Ne qenkemi para atyre? Ky është një element propagandë dhe nuk është çudi që do t’i dalë tymi shumë shpejt. Mund t’i japë nja dy tendera Diellës dhe mund t’i dalë keq.”, tha ai.
