Arbana Osmani pas përfundimit të spektaklit Big Brother, pushoi ditët e fundit në Maldive së bashku me familjen e saj.
E ndërsa është kthyer në Shqipëri, në Instagram ajo ka vendosur që t’u përgjigjet disa pyetjeve që i erdhën nga ndjekësit.
Osmani ka treguar se sa i takon ndihmës në shtëpi dhe fëmijët, ka një zonjë që e ndihmon, përpos edhe ndihmës nga nëna e saj. Pyetjes se si po ecën shtatzënia e tretë, ajo përgjigjet se çdo shtatzëni është ndryshe.
Arbana ka treguar se një ndihmë të madhe e ka edhe nga partneri, Eduardi. Edhe në pushime, t’ia dalësh me dy fëmijë dhe ndërkohë të jesh shtatzenë, duhet patjetër ndihma e partnerit.
Pyetjes se çfarë i dhuroi nënës për 8 Mars, ajo me humor tha: Një beb tjetër.
