Katër policë greke priten të dalin para gjykatës së Pireut në Greqi, pasi kanë rrahur barbarisht dhe kanë kërcënuar, një të burgosur shqiptar në Athinë.

33-vjeçari shqiptar është dënuar për tregtim droge. Mediat vendase shkruajnë se katër efektivët do të dalin ditën e diel në gjykatën e Pireut. Ndalimi i tyre do të kryhet ditën e martë dhe priten të transportohet direkt drejt Pireut.

33-vjeçarit është kapur nga efektivët e Drejtorisë së Transferimit të Atikë pa shenja dëmtimi, por në momentin që ka mbërritur  në burgjet e Korydallos, ka pasur të nxira, gërvishtje në trup dhe duar të fryra nga shtrëngimi i prangave. Sipas ekzaminimit, shenjat janë shkaktuar 24 orët e fundit. Gjatë transportit shqiptarit i është vendosur një helmet në kokë dhe i është dhënë ujë vetëm një herë. Madje ai është rrahur edhe para se të dorëzohej te drejtuesit e burgut. Po ashtu, dyshohet se një nga efektivët ka parësor shprehje raciste dhe kërcënime, për atë që do të pasojë në qelitë e Korydallos.

“Në rast se i burgosuri kishte një këmishë të grisur ose mavijosje dhe shenja të dukshme nga ndalimi i tij në Selanik, punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për transferimin e tij nuk duhet ta kishin marrë për ta sjellë në Athinë. Këtë e parashikon rregullorja”, ka thënë një oficer që shërben në Drejtorinë e Transferimeve.

(BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb