TIRANË

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimit, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike(përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb