Zv. ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar do të vizitojë gjatë kësaj jave vendet e rajonit.

Nga data 10-18, përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe Mal të Zi.

Escobar do të mbajë sot një konferencë për media ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zëvendësndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: