Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas hekurave ranë 4 persona.

NJOFTIMI I POLICISE
Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.

Hetimi i Narkotikëve

– U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.

Hetimi i krimeve

– U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Siguria rrugore

– U arrestuan shtetasit T. B., 40 vjeç dhe K. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: