Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Metropolis, emisionin e gazetës italiane La Repubblica për të folur në lidhje me investigimin e RAI3 për Shqipërinë si edhe reagimin e tij publik pas këtij të fundit.

Duke iu referuar një artikulli të medias italiane ku përmendej se Rama kishte telefonuar i zemëruar pas publikimit të emisionit, kreu i qeverisë kërkoi të dinte se ku e dinte gazetari italian i RAI3 se Rama kishte telefonuar për t’u ankuar te drejtori.

Rama: Ju falënderoj për privilegjin, ju ndjek me shumë interesimin, është gazeta e parë e huaj dhe do t’i mbetem besnik, a është normale që një kryeministër i huaj të bëjë një telefonatë? Ka shumë gjëra që tha kolegu juaj që meritojnë një koment, nga e di ai që unë kam marrë në telefon për t’u ankuar? Unë nuk ankohem kurrë në mënyrën se si unë jetoj, unë kërkova kontaktin e drejtorit, drejtori i një vendi tjetër.

Gazetari: Kujt ia kërkuat?

Rama: Një sërë miqsh në Itali dhe njëri më dërgoi kontaktin, fakti është që mora në telefon jo për t’u ankuar, ka kaq shumë për t’u ankuar në këtë emision, por nuk ishte ky qëllimi im, kërkova t’i flas për t’i ekspozuar diçka shumë të rëndë, që është fakti që i është thënë publikut ndërkohë që është kërkuar më shumë se një herë versioni i viktimës së këtij sulmi balte, ky gazetar u shfaq në një televizion shqiptar, madje për të shfaqur zemërimin se është diçka që nuk duhet bërë.

Sakaq, Rama foli edhe për Engjëll Agaçin, i cili ishte protagonist në dokumentarin e RAI3, duke thënë se ky i fundit po trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare arsyeja është sepse kërkohet të sulmohet homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Gazetari: Flas gjithmonë me hezitim, por mesa duket Agaçi ka ndikuar te detajet e marrëveshjes. Duke pasur këtë detyrë, ndoshta do ishte mire që ai të tërhiqej. Më kujtohet që në një rast të ngjarjes publike ju thatë sa i takon themelit të marrëveshjes, që Shqipërisë nuk i kushton asgjë. Më goditi shumë ky aspekt, ndoshta ishte moment sinqeriteti, për ne është e qartë që është lëvizje propagande.

Rama: Unë ju falënderoj sepse më ndihmoni të kuptoj edhe gjëra për pjesën italiane. Ka disa gjëra që nuk shkojnë në ndërhyrjen tuaj. Nuk shoh lidhje në ndërhyrjen e një karriere të një avokati shqiptar. Nuk ishte e lehtë, në 2013 e la Italinë për tu bërë sekretar i Këshillit të Ministrave. Është figura numër 1 institucionale e administratës. Nuk shoh lidhje mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshje. Ka drejtuar ekipin tonë në hartimin e kësaj marrëveshje jo të lehtë. Nuk më duket se gabohem nëse them që edhe ai dhe avokati që është trajtuar si kriminel. Trajtohet dhe baltoset si të ishte kriminel. Arsyeja është shumë e thjeshtë, për të sulmuar kryeministren tuaj, është e drejta juaj, Po ku hyn Shqipëria dhe avokati. Gjysmë të vërteta, duke qenë se bëni punën e gazetarëve janë gënjeshtrat më të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb