Revolta qytetare e nisur në Tiranë ka kapërcyer çdo kufi, duke u shndërruar në një valë mobilizimi mbarëshqiptar në mbarë botën.

Pas tubimeve masive në Shqipëri e më gjerë, protestuesit kanë paralajmëruar se këtë të diel, më 14 qershor, diaspora do të ngrihet njëkohësisht në 17 qytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, me të njëjtën kërkesë të prerë: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Më poshtë renditen vendet ku shqiptarët do të mblidhen në sheshe këtë të diel:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Vendet e Amerikës së Veriut do të kenë disa nga pikat më të nxehta të tubimeve të diasporës:

  • New York (SHBA)
  • Chicago (SHBA)
  • Boston (SHBA)
  • Michigan (SHBA)
  • Toronto (Kanada)

Gjermani

Pas protestave të javëve të kaluara, Gjermania mbetet epiqendra e reagimit në Europën Qendrore me katër qytete kryesore:

  • Berlin
  • Mynih
  • Këln
  • Stuttgart

Itali dhe Greqi

Fqinjët tanë, ku jeton edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, do të pasojnë lëvizjen e nisur në Milano me tubime të reja në:

  • Athinë (Greqi)
  • Gjenova (Itali)
  • Faenza (Itali)

Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Protesta do të shtrihet gjithashtu në qendrat kryesore të diplomacisë europiane dhe në vendet nordike, ku shqiptarët po organizohen në:

  • Hagë (Holandë)
  • Strasburg (Francë)
  • Vjenë (Austri)
  • Oslo (Norvegji)
  • Odense (Danimarkë)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb