2023 ishte një vit i veçantë për futbollin, për botën e merkatos, pasi në lojë u futën fuqishëm edhe klubet e Arabisë Saudite, milionat e sheikëve trazuan jo pak tregun, por sërish goditjet më të bujshme erdhën nga klubet e mëdha evropiane. Transferimin më të shtrenjtë këtë vit e realizoi klubi i Chelsea-t, me blutë që investuan 121 milionë euro për të siguruar nga Benfika shërbimet e Enzo Fernandez.

Enco Fernandez
Enco Fernandez

Në vendin e dytë si transferimin më të shtrenjtë në 2023 e realizoi Arsenal, me “topçinjtë” që shpenzuan 116 milionë euro për të blerë Declan Rice. Në podium, në vendin e tretë, ndodhet Moises Caicedo, me Chelsea-n që i pagoi Brighton 116 milionë euro për të siguruar kartonin e mesfushorit nga Ekuadori.

Declan Rice
Declan Rice

Një tjetër blerje e bujshme ishte ajo e Jude Bellingham, një lojtar për të cilin Real Madrid shpenzoi 103 milionë euro. Mesfushori britanik ishte pa diskutim një goditje e madhe pasi impakti i tij në Madrid ka qenë i jashtëzakonshëm. Një tjetër transferim i shkëlqyer ishte ai i Harry Kane. Bayern Munich theu një tabu të madhe duke paguar 100 milionë euro për një lojtar mbi 30 vjeç.

Harry Kane
Harry Kane

Kapiteni i përfaqësueses angleze po shkëlqen në Mynih duke udhëhequr Bayern Munich në kampionat dhe në Champions. Pavarësisht se Arabia Saudite u fut fuqishëm në treg, blerja e tyre më e shtrenjtë është Neymar, me Al Hilal që i pagoi PSG 90 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb