Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit socialiste Edi Rama dhe do të pasojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Bledi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.

Asambleja Kombëtare, e cila do të zhvillohet online në orën 17:00, do të vendosë thirrjen e Kongresit zgjedhor të socialistëve.

Në kongresin që pritet të zhvillohet në muajin korrik, do të votohet për anëtarët e Asamblesë së ardhshme Kombëtare socialiste, nga e cila më pas përmes votes, do të dalë kryesia e re e PS. Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: