Ish-lojtari i Kombëtares, Lorik Cana tregon sigurinë e tij se tmerri i Beogradit nuk do të përsëritet më. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, një ditë para ndeshjes, Cana thotë se është kapitull i mbyllur, ndërsa thekson se është koha që të tregojmë forcën në fushë.
“A i druheni trazirave? Nuk besoj, çfarë kishte për të ndodhur, ka ndodhur. Ishte hera e parë që kishte një ballafaqim. Pavarësisht masave të marra, atëherë nuk kishte ndërgjegjje, sidomos nga pala jonë se çfarë na pret atje.
Serbët kanë një traditë sporti, ne nuk e kemi të tillë. Gjithsesi, ndonjëherë sporti është përdorur për politikë, apo për të mbështetur regjime. Mbetet ndeshje futbolli, janë 90 minuta për t’u luajtur.
Ndeshja e 2014? E kemi trajtuar disa herë. Nuk ka të bëjë vetëm sporti, ne jemi profesionistë dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë, duke u sjellur mirë. Kapitull i mbyllur, le të tregojmë në fushë kush jemi”- tha Cana para takimit të Leskovacit.
