Një qytetar nga Dibra që jeton në emigrim, është bërë sot pjesë e protestës së 16 q epo mbahet para Kryeministrisë.
Ai bëri thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë, ose në të kundërt, populli do t’i tërheqë zvarrë.
“Shkatërruan fabrika e spitale. Shkaktuan Gërdecin, vranë në 21 janar. Lindëm, u rritem dhe akoma këto fytyra. Ata nuk punojnë për interes kombëtar. Kam lindur në Gjorinë të Dibrës. Por aty në 2026 nuk ka ujë të pijshëm. A ka turp më të madh? Duan të zhdukin historinë e 26 fshatrave. Duan të marrim Skavicën. Na kanë ndarë me familjen, na shkatërruan të ardhmen. Do ju tërheqim zvarrë. Na keni shkatërruar të ardhmen”, tha ai.
