Aktivistë të shoqërisë civile po zhvillojnë një tryezë diskutimi me temë “Shqipëria në rrezik. Ç’duhet të bëjmë”?, ku i pranishëm është dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo edhe kombëtar.

“Ju shpreh nderimin tim më të madh për kontributin tuaj për zërat tuaj,. Jeni përballur me guxim të veçantë me ekspertizë të lartë , me një regjim i cili siç fakton çdo ditë nuk përfill në këtë vend asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend zëri i komuniteteve , zëri i grupeve të interesit, zëri i opozitës gjithçka shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më të tragjikomik me fletushka që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve.  Një formë kjo e shëmtuar e Tiranëve absolutë që në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime 10-15 vetë. Ky as mendimin e popullit nuk merr, por vetë të zyrave të partisë së tij. Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë person, zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar”, tha Berisha.

Sipas tij “Imagjinoni për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara europiane që përbën edhe thelbin, ky zotëri me një kurajë të jashtëzakonshme nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hemogjenisë serbe në rajon. Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin, nuk thuhet më si 30 vite më parë se nuk jemi as lindje as perëndim, por thuhet se edhe sot do ta konsiderojmë iniciativën e presidentit Macron nga opozita e Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur paraqitet si alternative luftë, që Serbia të mos shkojë në luftë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb