Nga jugu në veri, gërmimet arkeologjike në vend do të jenë disa gjatë kësaj vere. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka, bën një prezantim të projekteve, përfshirë ato ku priten zbulime me rëndësi për historinë e vendit.
“Kemi nisur gërmimet që në muajin qershor duke nisur nga zona e Korçës. Kemi kërkime në kuadër të hartës arkeologjike nënujore të Shqipërisë, veçanërisht me kërkimet në Dunavec, edhe rezultatet janë deri tani mbresëlënëse, kemi ndryshime datimesh.
Ndërkohë vijojmë kërkimet në Koman, në sardë, Zgërdhesh, në Durrës ku po bëhet topografia e qytetit, Durrës qytet por jo vetëm të qytetit antik greko-romak, por edhe të qytetit të vonë e mesjetës” tha Muka.
Projekti Lin 3, zona e Kaonisë antike në Çukën e Ajtoit, në Butrint, si edhe në Bushat, vijojnë edhe kët vit, ndërkohë surpriza priten në Dunavec.
“Ajo që është e rëndësishme është se një pjesë e mirë e këtyre kërkimeve, është që një pjesë e mirë këtyre kërkimeve kanë parashikuar edhe analiza c14. Rasti i Dunavecit është interesant në kuadër të hartës arkeologjike nënujore të Shqipërisë se janë kërkime që duket se avancojnë datimin e vendbanimit të neolitit me rreth pesë shekuj e nuk shtë pak. Pra kemi datime të kësaj natyre”, tha Muka.
Gadishulli i Durrësit me kërkime me karrotazh do të tregojë arsyet e zgjedhjeve topografike të qytetit, ndërsa planet e menaxhimit si në ratsin e Butrintit ende nuk kanë krijuar ngërçe mes palëve.
