Mes thirrje antiqeveritare, mijëra qytetarë kanë kërkuar njëzëri sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe anulimin e projektit për Zërnecin, kanë sjellë mesazhet e tyre me këngë patriotike.

Ata kanë kënduar himnin kombëtar, si dhe këngën ‘Për mëmëdheun’, ndërsa sheshi ka oshëtirë në brohërima.

Kujtojmë se qytetarët po protestojnë për ndërtimet në zonat e mbrojtura, siç është Zvërneci apo dhe për Paketën e Maleve dhe për çështjen e trajtimit hormonal në QSUT.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: