Pjesë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste janë bërë edhe disa figura të vjetra të PS-së, të katapultuar rishtazi nga Rama, mes tyre tre ish- ministra të kabinetit të Fatos Nanos.

Mësohet se pjesë e listës emërore që i shtohen Asamblesë Kombëtare, janë ish­ministri i Arsimit në kohën e Fatos Nanos, Et’hem Ruka, ish­ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe ish­ministri Ilir Zela i njohur si mbështetës i ish­kreut të PS­së.

Përveç tyre pjesë e listës së Asamblesë Kombëtare është bërë edhe ish-deputeti Bukurosh Stafa i cilësuar edhe si “tradhtar” nga Socialistët, pasi votoi pro zgjedhjes së Bamir Topit President në vitin 2006-të, vendim që i kushtoi edhe përjashtimin.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS-­së, u votuan si zv.kryetarë të Asamblesë Taulant Balla dhe Luljeta Dollani dhe Ulsi Manja si Sekretar. Kurse Ervin Bushati u zgjodh Kryetar i Këshillit Mbikëqyr të Financave të PS-­së.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: