Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe OKB, Agim Nesho ka komentuar ngjarjet që kanë mbërthyer mbarë botën në lidhje me tensionet Iran-Izrael-SHBA. Ai tha se fakti që Irani pranoi armëpushimin, tregoi në fakt se kërcënimet e presidentit Donald Trump ishin kuptuar qartë.

Ai tha se nëse nuk ndërhyhet nga SHBA në kohë, Garda Revolucionare do të marrë pushtetin dhe situata në Iran do të përkeqësohet edhe më shumë.

“Nuk dihen se si do të veprohej, pasi klima dhe propaganda ishte që nëse regjimi i Iranit nuk do të pranonte që të ulej për bisedime me SHBA, gjithçka mund të ndodhte. Kemi të bëjmë me një president shumë të fortë (I referohet Trump). Irani nuk pranonte që të kishte një armëpushim deri në 45 ditë, por donte një marrëveshje të qëndrueshme në mënyrë që asnjë vend tjetër mos të sulmonte më. Arritja e armëpushimit tregoi se kërcënimi i SHBA u mor seriozisht nga Irani.

Nëse nuk ka marrëveshje pas këtij harku 2-javor, situata do të përkeqësohet. Garda mund të marrë pushtetin. Do të ridimensonojë administratën dhe do të kthehemi në një spirale të re të konfliktit. Dihet që doktrina dhe vazhdimësia e Gardës Revolucionare, është siguria e revolucionit ismalik dhe vdekje e amerikanëve dhe mosekzistenca e Izraelit.”, tha ai për News24. Duke u ndalur te fakti se sa e rrezikuar është Shqipëria nga kjo luftë dhe kriza që ka prodhuar, ish-ambasadori tha se Bordi i Transparencës duhet të reflektojë menjëherë te çmimi i karburantit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: