Është zbardhur rendi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në rendin e ditës është parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit te ndjekur nga PD per vlerat properendimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve te saj për shkeljen e  Statutit.

Po ashtu në mbledhje do të merret vendimi për thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD-së ditën e nesërme.

Gjithashtu në rend dite parashikohen edhe ndërmarrja e veprimeve si shkarkimi i kryetarëve të degëve që refuzuan të zbatojnë vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës

Hapi i pare qe duhet hedhur është thirrja e Keshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar per çështje si: kursit te ndjekur nga PD per vlerat properendimore pro NATO dhe SHBA dhe qendrimi ndaj disa anëtareve te saj për shkeljen statutit

Marrja e disa masave disiplinore qe janë ne tagrin e tij

Qendrim polItik nga kryesia

Marrja e masave qe kanë tagrin e Kryesise. Psh shkarkimini i 11 kryetareve te degeve qe refuzuan te zbatojnë vendimin e kryesisë per thirrjen e Kuvendit Kombëtar ne 18 dhjetor.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: