Lojtari i Egnatias, Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme në fushë, pasi u rrëzua papritur në tokë gjatë ndeshjes së elitës ndaj Partizanit.

Të shumta kanë qenë reagimet, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit. Pasi i kushtuan një shkrim mediat prestigjioze si Marca, Tuttomercatoweb apo Sky Sport, nuk ka munguar një artikull nga CNN.

Gjigandi mediatik, CNN, përveç se tregon me detaje rastin e kësaj të shtune, nuk lë pa përmendur që lojtari ka luajtur për klube në Spanjë, Zvicër, Austri dhe Danimarkë. Në shkrim në mënyrë të përmbledhur shihet edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Ganës.

“Ndërsa nuk janë publikuar detaje zyrtare për vdekjen e Dwamena-s, video duket se e tregon atë duke u rrëzuar në minutën e 24-të  gjatë ndeshjes” – shkruan CNN.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: