Loni Willison, 35-vjeç, ish gruaja e Jeremy Jackson, tani jeton në rrugë. Pamjet e pabesueshme të rrënimit të saj.

Ajo është 35 vjeç, ka një të kaluar si modele dhe vajzë kopertinash dhe ka qenë e martuar me një nga yjet e ‘Baywatch’ Jeremy Jackson, një nga imazhet kult të serive televizive. Loni Willison tani ajo jeton në rrugë.

Të dy ishin martuar në 2012, pas një fejese prej një kohe të gjatë. Në 2014 vjen ndarja. Ajo kishte treguar që ai: pas një raporti gjithmonë e më të dhunshëm ishte përpjekur ta mbyste. Që nga ai moment për të, nga e kaluara prej modeleje kishte filluar rrënimi.
Probleme me drogën, asnjë punë, duke përfunduar të jetojë në rrugë siç tregojnë fotot që po bëjnë xhiron e botës.

E kotë edhe ndihma e miqve që janë përpjekur ta ndihmojnë. Duket që Loni është një përdoruese e metamfetaminës. ‘E mia është mbijetesë në gjendje të pastër’, ka thënë ajo për Daily Mail.

Ish bashkëshorti Jeremy, për ata që nuk e kujtojnë seritë e Baywatch, interpretonte Hobie, djalin e Mitch Buchannon (e interpretuar nga David Hasselhoff).
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb