Kryeministri Edi Rama ka treguar emrat se cilët do të jenë pjesë e Komisionit të ri zgjedhor të Partisë Socialiste.

Ai i ka vendosur në këtë pozicion, juristin Eridian Salianji, që përfaqësoi PS, në të gjitha betejat ligjore në KAS e Kolegj Zgjedhor pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioni i Ri Zgjedhor të Partisë Socialiste

Florian Pullazi, Fjorina Ruseni, Enkeleida Peshkepia, Galia Koçi, Ana Dhamo, Than Muça.

Gjithashtu kryeministri zbuloi dhe emrat që do të jenë kryefinancierja e PS.

Ky post i është besuar sërish Dhurata Isufajt, për të cilën, Rama tha se ka bërë një punë shumë të mirë.

Ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës do të jetë pjesë dhe Ervin Bushati, i cili nuk mundi të fitonte mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Këshilli i Mbikëqyrjes Financiar:

Ervin Bushati, Milva Ikonomi, Arben Ahmetaj, Antonela Dhima dhe Anila Denaj do të jenë në këshillin e mbikëqyrjes financiar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb