Botërori i Katarit rriti vlerat e disa futbollistëve tregun e transferimeve. Portali Transfermarkt ka publikuar një listë me 42 futbollistët, vlera e tregut të të cilëve është rritur më shumë gjatë gjithë këtij viti 2022.

Ai që ka marrë tortën ka qenë argjentinasi Enzo Fernández. Mesfushori i Benfica-s, i zgjedhur si lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës, ka rritur vlerën e tij me 1000% përballë merkatos: ai vlente pesë milionë euro janarin e kaluar dhe, tani, ai vlen 50.

Në merkato kanë shpërthyer edhe lojtarë të tjerë që askush nuk i priste. Napoli ka qenë një nga skuadrat që ka pasur dy shpërthime, Kvara dhe Kim Min-Jae. Kartoni i sulmuesit gjeorgjian u rrit me 44 milionë euro në vetëm një vit, ndërsa qendërmbrojtësi i Koresë së Jugut kushton rreth 30 milionë euro më shumë.

Të rinj të tjerë si Antony, Leão, Musiala, Saka, Bellingham ose Mudryk gjithashtu kanë përjetuar rritje spektakolare gjatë këtij viti 2022. Ashtu siç pritej, Botërori në Katar ka ndikuar shumë në çmimin e disa futbollistëve në treg. Në këtë kuptim, fituesi i madh i Botërorit është Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi kroat vlente 25 milionë euro në janar dhe tani ka shkuar në 75 milionë.

Po ashtu edhe kampionët Alexis Mac Allister dhe Julián Álvarez janë rritur në vlerë me 320%. Në këtë listë hyjnë edhe Cody Gakpo dhe Gonçalo Ramos.

Transfermarkt ka krijuar një formacion me lojtarët që patën rritjen më të madhe të kartonit të tyre. Mamardashvili; Dalot, Kim Min-Jae, Gvardiol, Cucurella; Tchouameni, Enzo Fernández, Gavi, Musiala; Antony dhe Leao krijojnë këtë formacion ëndërrash.

Formacioni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb