Yjet më të mëdhenj të muzikës botërore zbritën në Las Vegas të dielën pasdite, për ceremoninë e 64-të Vjetore të Çmimeve Grammy në MGM Grand Garden Arena.

Lady Gaga, bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen, Olivia Rodrigo dhe reperi Saëeetie, goditën me veshjen e tyre, teksa të gjithë kthenin kokën në tapetin e kuq në Sin City.

Gaga, 36 vjeç, është shfaqur magjepsëse me një fustan bardhë e zi të Armanit, duke plotësuar look-un e saj me një gjerdan diamanti.
Chrissy 36 vjeç, mbërriti me bashkëshortin John Legend, duke zgjedhur një fustan rozë të theksuar me një fund voluminoz dhe dekolte të Nicole + Felicia Couture.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja kishte vënë vathë me llambadar diamanti dhe flokët i kishte topuz.

Olivia, 19 vjeçe, mahniti me një fustan të zi dhe vjollcë të ngushtë mbas trupit, të Vivienne Westwood Couture me doreza, shoqëruar me një gjerdan të veçantë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb