Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë enkas për faqen zyrtare të La Ligas, ku është pyetur praktikisht për gjithccka, duke filluar që nga lufta e Kosovës, deri te transferimi te Mallorca.

“Mbaj mend që prindërit më tregonin se para luftës, gjithçka ishte në rregull. Unë e mbaj mend atë që ndodhi në luftë dhe ishte e tmerrshme, një periudhë e errët.

E përsëris shpeshherë që asnjë qenie njerëzore nuk duhet ta përjetojë diçka të tillë, u detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona. Shkuam në Shqipëri dhe për dy muaj qëndruam në një dhomë me 50 persona të tjerë. Të gjithë ne që kemi përjetuar luftën, iu japim shumë vlerë gjërave të tjera në jetë.

Në disa raste kam dyshuar për kalimin tim te Mallorca, por në fund mendoj se është zgjedhja më e mirë që kam bërë në jetën time. Më kanë mirëpritur prej ditës së parë dhe kjo më dhuron shumë besim”, tha Muriqi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: