Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte folës kryesor në një panel të organizuar në Johns Hopkins University në Washington DC, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies. Paneli u zhvillua përpara Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO dhe përfshiu dy gjeneralë të shquar amerikanë, Michael Barbero dhe Lanse Landrume.

Diskutimet u përqendruan te lufta në Iran, qëllimet dhe ndikimet e saj gjeopolitike, situata në Ukrainë dhe tensionet në Ballkan, veçanërisht provokimet serbe në veri të Kosovë. Senatorë dhe kongresmenë shprehën shqetësime ndaj Sekretarit Rubio për uljen e prezencës amerikane në KFOR, duke paralajmëruar për rreziqe ndaj stabilitetit rajonal.

Mediu gjithashtu mori pjesë në diskutime në Hudson Institute dhe Carnegie Institute mbi forcimin e NATO-s, investimet në mbrojtjen e vendeve evropiane, industrinë ushtarake dhe bashkëpunimin transatlantik, duke theksuar nevojën për eliminimin e politikave proteksioniste që mund të dobësojnë aleancën.

“Komiteti i Mbrojtjes të Asamblesë parlamentare të NATO-s.
Kënaqësi të isha folës kryesor në panel me dy Gjeneralë të shquar Amerikan Michael Barbero dhe Lanse Landrume në forumin e organizuar në John Hopkins nga SAIS në bashkëpunim me Merrill Center for Studimet Strategjike.
Një shkëmbim kritik në një moment delikat për marrëdhënien transatlantike drejtuar nga Edward P Jospeh drejtues i SAIS. Diskutimet u përqëndruan tek lufta në Iran qëllimet dhe ndikimet gjeopolitike, situata në Ukrainë dhe padyshim situata në ballkan me provokimet e fubdit Serbe në veri të Kosovës. Shqetësimi i disa senatorëve dhe kongresmenëve drejtuar Sekretarit Rubio për uljen e prezencës ushtarake Amerikane në KFOR, veprim i cili mund të inkurajonte veprime kundër stabilitetit dhe konflikteve të mundëshme në ballkan.
🔹Po ashtu diskutime shumë të rëndësishme u zhvilluan në Hudson dhe Carnegie Institute, për situatën e Aleancës së Atlantikut NATOs. Nevojën e forcimit të NATOs dhe investimeve në mbrojtje të vëndeve Europiane, industrinë ushtarake dhe bashkëpunimin duke eleminuar cdo politikë proteksionizmi në investimet në mbrojtje duke dobësuar forcën e aleancës.”, shkruan Mediu në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: