Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Athinë. Ky udhëtim vjen menjëherë pas vizitës së sekretarit amerikan të zhvilluar në Turqi.

Në Athinë , Blinken do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologun e tij, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Blinken do të ketë darkë sot me kryeministrin Mitsotakis, ku do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos.

Po ashtu do të takohet me Dendias në ministrinë e Jashtme të Greqisë, me axhendë marrëdhëniet greko-amerikane, çështjet e Mesdheut Lindor, marrëdhëniet me Turqinë, çështjet energjetike, zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: