Në mesazhin e tij vjetor të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka bërë thirrje për ti dhënë fund luftës në Ukrainë, duke e quajtur atë si “të pakuptimtë”.
Duke folur para një turme të madhe në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa dënoi gjithashtu përdorimin e “armëve” të luftës.
Ndërsa lufta në Ukrainë pushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij 10-minutësh, ai përmendi gjithashtu konfliktet dhe krizat humanitare në Siri, Myanmar, Iran dhe Haiti, si dhe në rajonin Sahel të Afrikës, duke thënë se bota po përjetonte një “uri të paqes”.
Papa Françesku ka paralajmëruar se bota po bëhet kaq e pandjeshme ndaj krizave dhe vuajtjeve.
Në mesazhin e tij vjetor për Ditën e Krishtlindjes, Papa vuri në dukje trazirat e vazhdueshme në Siri, Jemen dhe Irak, si dhe në zonat e Afrikës, Evropës dhe Azisë, e efektet e pandemisë dhe çështje të tjera të ngjashme.
Papa e ka mbyllur fjalimin e tij duke thënë: “Në këtë natë dashurie, le të kemi vetëm një frikë, atë të ofendojmë dashurinë e Zotit, ta lëndojmë atë duke përçmuar të varfrit me indiferencën tonë”.
(BalkanWeb)
