Ndeshjet e javës së 17 të Kategorisë Superiore kanë përcaktuar edhe më shumë ndarjen e dukshme që është mes dy grupeve të skuadrave. Tashmë është një grup me 5 ekipe që lufton për titull dhe Europën, ndërsa ka një grup tjetër me 5 skuadra që kanë si objektiv mbijetesën, me pozicionet që ndryshojnë javë pas jave. Rezultatet e ditës së sotme me fitoren e Erzenit në Kukës dhe barazimin e Egnatias ndaj Teutës, kanë ngushtuar diferencën në grupin e skuadrave që janë në luftë për titullin. Nga Tirana e vendit të parë e deri te Egnatia dhe Erzeni që ndajnë vendin e 5-të, ka vetëm 5 pikë diferencë.

Ndërkohë, grupi i skuadrave që luftojnë për të mos rënë nga kategoria, ka një ngjeshje dhe më të madhe, pasi nga Laçi i vendit të 6, deri të Kukësi që është i fundit, ka vetëm 4 pikë diferencë.

JAVA 17

Të shtunën

Kastrioti-Partizani 1-1

Vllaznia-Laçi 4-1

Tirana-Bylis 4-1

Të dielën

Kukësi-Erzeni 0-2

Teuta-Egnatia 1-1

Fffffffgdfg
Fffffffgdfg

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: