Austria bëri publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Të tjera masa lehtësuese për Austrinë, teksa ndodhemi përballë pandemisë së koronavirusit. Duke nisur nga 1 maji, autoritetet austriake do të lejojnë mbledhjen e grupeve të njerëzve, deri në 10, ndonëse u duhet të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë që qëndrimi në shtëpi do të jetë i vlefshëm deri në 30 prill, dhe më pas gjithçka do të jetë në dorë të qytetarëve. Po ashtu, është parashikuar që hotelet të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë. Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet.

Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të rinisin biznesin nga data 15 maj. Austria ka raportuar rreth 15,000 raste me koronavirus dhe 569 viktima.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: