Në Paris u mbajt sonte ceremonia e më të mirëve të vitit 2022. Ashtu siç pritej, pati dominim të argjentinasve, teksa emocionet ishin të forta.
Futbollisti më i mirë u shpall Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas udhëhoqi kombëtaren Albiceleste drejt Kupës së Botës. Messi realizoi ëndrrën e tij, pas kaq shumë kohe pritje.
Portieri më i mirë i vitit u zgjodh Emiliano Martinez. Martinez kaloi një vit fantastik te Aston Villa, por gjithashtu ishte faktor i rëndësishëm për Argjentinën, në fitoren e Kupës së Botës.
Futbolli është sporti më i bukur në botë. Diçka të tillë e vertetoi edhe fakti se çmimi për golin më të mirë iu dha një polaku si Marcin Oleksy. Arritje e jashtëzakonshme për të.
Rivaliteti ishte mjaft i ashpër për trajnerin më të mirë të vitit. Ishte fitimtar pikërisht tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili dërgoi përfaqësuesen në majën e botës. Scaloni la pas emra mjaft të rëndësishëm.
Çmimet:
Lojtari më i mirë për meshkuj: Messi
? ????? ?
#TheBest FIFA Men’s Player Award 2022 goes to Lionel Messi! ?? pic.twitter.com/HXEugVH1t9— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
Lojtarja më i mirë për femra: Putellas
Portieri më i mirë për meshkuj: Martínez
#TheBest FIFA Men’s Goalkeeper Award 2022 goes to @emimartinezz1! ? pic.twitter.com/rqgeU9UwtK
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023

Portierja më i mirë për femra: Earps
Trajneri më i mirë i meshkujve: Scaloni
Lionel Scaloni: #TheBest FIFA Men’s Coach 2022 ? pic.twitter.com/j6HyKopWnw
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
Trajnerja më i mirë i femrave: Wiegman
Çmimi Puskas: Oleksy (Warta Poznan)
? The FIFA Puskas Award goes to Marcin Oleksy!
…and what a goal it was ? pic.twitter.com/2LEkSUbfHN
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 27, 2023
Formacioni më i mirë, meshkuj:

(BalkanWeb)