Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet sot në Tiranë, në një vizitë të dytë në vendin tonë ku është pritur me një ceremoni zyrtare, duke nisur nga Rinasi deri në Pallatin e Brigadave.

Një delegacion i përbërë nga ambasadorë, ministrja e Jashtme e këshilltarë e kanë pritur Merkel në Pallatin e Brigadave para nisjes së takimit me kryeministrin Edi Rama.

“BalkanWeb” mëson se pjesë e delegacionit ishin Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, Drejtori i komunikimit i Kryeministrit Endri Fuga, këshilltarja e kryeministrit Rama për marrëdhëniet me jashtë Odeta Barbullushshi, ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf si dhe Artur Kuko, ambasadori shqiptar në Gjermani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Merkel do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb