Pas barazimit në derbi, Dinamo ka marrë një fitore të madhe 2-0 ndaj Laçit. Nga një gol për secilën pjesë mjaftoi për skuadrën dinamovite, për të marrë 3 pikë të rëndësishme.
Pjesa e parë u vulos nga një gol i Andonit, ndërsa goli i qetësisë erdhi vetëm në fundin e takimit me Bardhin.
Me këtë rezultat, ekipi i Mehmetit e sheh veten në vendin e pestë. Shumë larg pritshmërive kurbinasit, vetëm vendi i shtatë për ta.
(J.S/BalkanWeb)