Turqia synon që të rikthehet në Botëror pas 22 vitesh mungesë, teksa në finale të Play Off gjen Kosovën.  Presidenti i Federatës së Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se nëse ekipi ia del me sukses, atëherë do të japë dhuratë nga një vilë për çdo lojtar.

“Kemi 22 vite që nuk shkojmë në Botëror. Do të paguaj nga xhepi im për vilat e lojtarëve nëse kualifikohemi”, tha presidenti i federatës turke të futbollit. Kujtojmë që Turqia eliminoi në gjysmëfinale të Play Off skuadrën e Rumanisë, pas një triumfi minimal 1-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb