Ish-socialisti Elmaz Sherifi, duke folur në një intervistë në “Oponencë”, tha se ndjen dhimbje kur sheh parlamentin e sotëm dhe prurjet e reja në PS, duke mos patur asnjë ngjashmëri me përbërjen e parlamentit në vitet e para të pluralizmit në Shqipëri.
Sherifi tha se nga parlamenti i Dritëro Agollit tek ajo e Zegjine Çaushit, nuk ka krahasim parlamenti i dikurshëm pasi sot sipas tij, ka ushtarë memecë të vendosur në rresht nga Rama.
“Nuk ka faj Rama. Ai ua thotë hapur, që pa mua jeni hiç. Dhe duket se janë hiç. Por u intereson se nga ky marrim, vjelim, përfitojmë. Nuk shohin interesat e popullit që në 2026 i mban sytë nga Evropa, është në akth duke menduar se ku do të iki”, tha ish-deputeti socialist Elmaz Sherifi.
Elmaz Sherifi: Nuk ka krahasim parlamenti i dikurshëm, më krijon dhimbje. Është kritikuar shumë KPD e famshme e Nanos dhe nuk futën thelbin e saj të demokracisë aq të zhvilluar, por atje gjërat thuheshin hapur. Tani janë mbyllur kullat dhe ka vetëm një zë.
E kam quajtur atë elitë politike që e teproj po ti them kështu, të gjithë ata njerëz të vendosur që janë aty, i kam quajtur ushtarë memecë të vendosur në rresht që pranojnë statusin e tij. Nuk ka faj Rama. Ai ua thotë hapur, që pa mua jeni hiç.
Dhe duket se janë hiç. Por u intereson se nga ky marrim, vjelim, përfitojmë. Nuk shohin interesat e popullit që në 2026 i mban sytë nga Evropa, është në akth duke menduar se ku do të iki.
