Kryeministri Edi Rama në komunikimin e përditshëm me qytetarët ka shpalosur çështjet e zgjidhura që janë kryesisht lidhur me pensionet, asistimet, ilaçet, operacionet mjekësore, autorizimet etj.

Rama siguroi se komisionet e vlerësimit për lëshimin e KEMP-it për paaftësi nuk funksionojnë për shkak të situatës me koronavirusin por ata që kishin për t’u paraqitur dhe tashmë nuk ka mundësi do të paguhen dhe do të paraqiten më pas kur komisionet të mblidhen në një datë të dytë.

”Kemi zgjidhur shumë raste. Dy pensionistë që jetojnë në Durrës dhe e marrin pensionin në Gramsh. U kontakuan nga Posta dhe do e marrin pensionin.

Lavdije Hoxholli duhet të bënte një ndërhyrje nga Durrësi në Tiranë. Ju shty leja.

Një zonjë nga Tirana paciente ka nevojë për ndërhyrje Kirurgjikale. I është komunikuar Vjollca Bregut që do kryhet pas pak ditësh më 7.4.2020.

 

Zini Oçka nuk kishte mundësi të tërhiqte pensionin në Tiranë.

Flamur Kaloti në Tiranë i riatdhesuar pas azilit në Francë deklaron se është i sëmurë kronik. Është kontaktuar dhe i është dhënë ndihma përkatëse.

 

Zonja Lena Kushta nga Elbasani, Prrenjas ka diabet. Të shkuara dhe të jeni sa më mirë. Kishte një vizitë në 26 por nuk mundi si rezultat i situatës. Ndihma me ilaçe do t’i jepet dhe ju vendos edhe një

 

Vjollca Shabani ka bashkëshortin me kemp. 1.04. ka komisionin në Elbasan për të vijuar trajtimin me pagesë. Komisioni nuk do të mblidhet deri në datën e dytë dhe gjithë qytetarët që nuk mund të paraqiten në komision do të vijojnë të marrin pagesën.

Lulzime Guçi nga Memaliaj që ka dalë nga skema e ndihmës ekonomike pasi ka punuar. Kërkoi ndihmë dhe Bashkia Memaliaj do e asistoj.

Kujtim DUmi u pajis për prindërit me autorizim.

Breg Qarri nga Malësia e Madhe çift pensionistësh kërkuan asistencë. Bashkia mori masat dhe kanë kontaktin për t’u asistuar.

Zef Deja nga Vau i Dejës në familje me 5 anëtarë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Erion Ismailit tregar në Pogradec ju dha leje autorizim për të lëvizur.

Zoti Viktor  Kola nga Mirdita, 5 anëtarë, 3 nën moshën 15 vjeç. Kërkoi mbështetje në kushtet kur nuk mund të punonte. Dhe Bashkia i dha mbështetje.

Fatjon Kacabulli nga Divjaka bëri një ankesë pasi nuk ju dha autorizim për të marrë vajzën në Kukës. Autorizimi ju dha dhe janë në shtëpi.

Dibër, Sidorela Kola ka kërkuar si infermiere në Martanesh pasi vitin e kaluar shkoi në Itali të merrej parasysh faktin që ka mbetur e izoluar në Itali dhe i rrezikohej puna. Leja ju shty.

Erion Tusha me 3 fëmijë kërkoi mbështetje si rezultat i situatës dhe Bashkia Mat u vendos në lëvizje.

Dervishe Dervishi në Sarandë kërkonte një ilaç. Ju dha dhe do të vijojë të asistohet.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb