Kryetari i PD-së Sali Berisha është pyetur për disa cështje pikante nga gazetarët. Pyetjeve pikante të Osman Stafës për sulmin te selia e PD-së më 8 janar apo skandalin Balluku, dhe aksioni me Foltoren, kryedemokrati iu përgjigj duke pohuar se nuk do të tërhiqen.
Berisha: Ne jemi dhe do jemi në krye të kësaj. Por nuk mund të them dhe të pranoj se në krye të skandalit të Llogarasë është Balluku. Ndaj e ngritëm platformën para Kryeministrisë. Nuk ikim që aty. Këtë betejë e kemi vendimtare. Kjo ka fuqinë e pamatshme të provës. Kemi filluar analizën, por ju garanto se strategjia jonë është vendimtare. Për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Ramës. Lubia ka vjedhur dhe ka pasur pagën si asnjë ministër. Kjo foltore po funksionon dhe do të funksionojë që të ndajë Shqipërinë nga kjo qeveri.
Me foltore do të rrëzoni Ramën?
Jo!
