Teksa ditën e hënë vjen në Shqipëri presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ‘BalkanWeb’ zbardh axhendën e turit të tij të takimeve. Mësohet se presidenti Erdogan do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00. BalkanWeb mëson se nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Kurbinit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

Ndërkohë, presidenti turk do të mbërrijë rreth orës 14:00 në Tiranë, ku do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama, ku rreth kësaj ore, deri në orën 14:30 do të zhvillojnë dhe një konferencë për mediat. Axhenda përcakton se më pas Erdogan do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Fill pas kësaj, presidenti turk do të shkojë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë edhe një fjalë. Ndërkohë, në orën 18:60 presidenti Erdogan do të largohet drejt Turqisë. Kjo nuk është vizita e parë e Erdogan në Shqipëri, pasi herën e fundit ishte në janar të vitit që shkoi.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË

SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDOĞAN

E hënë, 17 janar

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: