Analisti politik Plator Nesturi ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare, duke u ndalur te protesta e opozitës. Në një bisedë në LOG në News24, Nesturi u ndal te situata në Partinë Demokratike dhe protesta e paralajmëruar të saj, Nesturi u shpreh se PD “nuk po funksionon si opozitë parlamentare, por më shumë si një mbledhje e brendshme politike pa ndikim real”.

“Nuk mendoj se PD me anë të një proteste mund të ndryshojë diçka. Duket më shumë si një mbledhje plethi, pa forcë për të sjellë ndryshim, por vetëm për të qenë aktore nesër,” – tha ai.

Sipas Nesturit, zhvillimet e fundit politike janë të ndikuara edhe nga veprimet e SPAK-ut, që tashmë është bërë një aktor i tretë real në lojën politike. “SPAK është një aktor i shtuar në lojë, me ndikim të drejtpërdrejtë në rrjedhën politike të vendit. Ai ka prishur balancat tradicionale mes dy partive të mëdha,” – u shpreh analisti.

Nesturi shtoi se futja e këtij faktori të ri në sistemin politik po ndryshon skemat e vendosura nga elitat e vjetra. “Establishmenti i vjetër do të ruajë dominancat e dikurshme, por futja e faktorëve të rinj i prish skemat. Jo çdo gjë do të vendoset më nga partitë e mëdha.”. Duke folur për idenë e një qeverie teknike, Nesturi theksoi se ajo duhet të përfshijë të dy aktorët politikë kryesorë, por nën ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Qeveria teknike duhet të ishte një produkt i përbashkët mes palëve, me garanci ndërkombëtare. Sot, nuk mendoj se është e njëjta situatë,” – tha ai. Analisti theksoi gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve vendore të fundit kanë treguar një rënie drastike të votave për dy partitë kryesore, çka dëshmon se sistemi politik aktual është në krizë. “Vlora vajti në 12%, ndërsa Burreli apo Mati në 39%. Kjo tregon se sistemi i ndërtuar nga këto dy parti të mëdha ka rënë,” – përfundoi Nesturi.



Plator Nesturi, analist:
Mund të them të kundërtën, SPAKU mund t’i bëjë dhe bashkë. Opozitën dhe qeverinë. Sot tema e emisionit ishte te PD që po shkon te protesta. Unë nuk mendoj se PD me anë të një proteste, si parlament, por duket si mbledhje pleuthi, nuk ka forcën për të ndryshuar diçka, por për të qenë aktor nesër. Mund të jenë të ndikuara dhe nga SPAK. Qeveria teknike duhet të ishte me dy aktorët, politikë, por me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Sot nuk mendoj se është e njëjta gjë. SPAK është aktor i shtuar në lojë, një aktor që për punën dhe detyrën që ka ndikim në rrjedhën politike të vendit dhe në rrjedhën e mëtejshme. Ndoshta estabilishmenti i vjetër do të ruaj domnancat që ka pasur dikur. Futja e faktorëve të rinj në lojë, i prish skemat. Ata s’do të kishin më domenin e vetë dhe jo çdo gjë do të vendosjen nga partitë e mëdha. Në këtë rast s’do të kishte ndonjë veçanti apo risi të re. Ajo që mendoj unë, tashmë e parë dhe nga zhvillimet e fundit, zgjedhjet vendore, ku pati rënie drastike të votave, Vlora vajti 12%, mirë që e ngriti Burreli, apo Mati që ishte 39%. Kjo dëshmoi se sistemi i vënë nga këtu të dy, dy partitë e mëdha, ka rënë. Qytetari kërkon figura të tjera, ndaj them sistemi ka rënë. PD është e varur nga Berisha, dhe ska ca pret diçka të re prej saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: