Sot zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Takimi do të hapet me një fjalë nga kryetari i PD, Sali Berisha, ndërsa punimet do të mbahen me dyer të mbyllura.

Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit.

Raportohet se përveç protestës, nuk përjashtohet mundësia që gjatë mbledhjes të trajtohen edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet politike në vend, si dhe situata e brendshme e Partisë Demokratike, por edhe ndryshime të mundshme në statut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb