Analisti Ben Andoni, në një intervistë për News24, komentoi protestën e zhvilluar dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur rezerva për mesazhet e dhëna nga kreu i qeverisë. Andoni tha se do t’i besonte më shumë qëndrimeve të Ramës nëse ato do të ishin bërë në një situatë tjetër politike, ndërsa theksoi se procesi i integrimit europian nuk është vetëm teknik, por mbi të gjitha politik.
Sipas analistit, Rama ka zgjedhur një moment para periudhës së pushimeve, për të reaguar ndaj protestës dhe për të paraqitur një qasje të re. Ai nënvizoi se ndryshimet politike, sipas tij, vijnë përmes proceseve zgjedhore, ndërsa kritikoi qeverinë për shkëputje nga realiteti ekonomik i qytetarëve. Sipas Andonit, një pjesë e shoqërisë shqiptare kërkon një jetë më normale dhe nuk mund të mbetet gjithmonë në pritje.
“Është një brez i tërë që nuk mund të jetojë gjithë kohës në një sens pritjeje. Prandaj po kërkohet kjo protestë”, u shpreh analisti.
Duke folur për protestat politike, Andoni tha se qytetarët kanë nevojë për një kauzë të qartë dhe jo për protesta të shpeshta pa një objektiv të përcaktuar.
“Do e besoja si premisë atë që tha zoti Rama, nëse do ishte në kushte të tjera. Por kur ke synim integrimit, që është një proces politik më shumë se teknik. Zoti Rama gjeti një moment para pushimeve, që jo vetëm e merr parasysh protestën, pjesën e thirrjes së tyre, por ka gati dokumentin për të reflektuar. Mesa kuptoj, Rama po përfiton nga pjesa konfuze e protestës. Çdo ndryshim ndodh përmes proceseve zgjedhore. Kjo e fundit e favorizon opozitën, por opozita është humbësja më e madhe në këtë tubim. Rama nuk e njeh më realitetin shqiptar. Me taksat e frikshme. Ai dhe shumë të tjerë, nuk e dinë se ashtu siç është katandisur euro në vendin tonë, kurrizi shqiptarë po iu thyhet gjithmonë e më shumë. Është një brez i tërë që nuk mund të jetojë gjithë kohës në një sens pritjeje. Ndaj po kërkohet kjo protestë. Shqiptarët kanë protestuar gjithmonë, por nuk mund të protestosh për çdo gjë. Duhet të ketë një lloj mbushjeje, përqafim i një kauze. Mos harroni çadrat që janë ngritur nga partitë, të dyja palët. Edhe kjo është protestë politike. Çështjet që lidhen me çështje politike, janë politike. Kjo protestë e ka nxjerr të paaftë opozitën. Shqiptari i sotëm do të jetojë në normalitet. Zoti Rama është kapur pas matricës së integrimit, që është diçka që e mban me forcë. Kjo është matricë politike gjeostrategjike për ta futur Shqipërinë në BE. Standardet tona lënë për të dëshiruar. Protesta është ngulur te dy çështje; dorëheqja e Ramës dhe Qeveria teknike.
