DURRËS

Dy shoferë dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar dhe proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 24-vjeçar u arrestuar pasi drejtonte motorin pa leje kurse një tjetër i dehur kishte përplasur në Sukth një të mitur 7 vjeç.

Ndërkaq në Derven të Krijës dy vëllezër i kanë pushtuar tokën vëllait të tyre të 3-të dhe janë proceduar penalisht. Po ashtu në Kapedanaj të Ishëmit pasi preu dru pa lejen e organeve kompetente.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasen M. L., 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa steka me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin H. Xh., 57 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi në fshatin Kapedanaj, Ishëm, Durrës, ka prerë 1.5 m³ dru zjarri, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke vëllait të tyre, shtetasit A. V.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Z. L., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

I. H., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi, në Sukth, duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur Xh. I., 7 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spitalin rajonal Durrës, është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb