Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të botërorit. Të relaksuar për shkak të arritjes së objektivit Play Off, kuqezinjtë kërkojnë të bëjnë një paraqitje pozitive  ndaj “3 luanëve”. Për atmosferën dhe pritshmëritë nga kjo ndeshje, gazetarja Trevisa Tufa foli direkt nga pranë stadiumit.

Si është atmosfera në stadium?

Atmsofera ishte e vakët në fillim, dukej sikur më shumë forca të rendit sesa tifozë, por nuk ishte kështu. Me t’u afruar orari i ndeshjes, numri i mbështetësve u rrit. Një atmosferë që ngroh shumë zemra.

Sa vlen kjo sfidë për Shqipërinë, a mund të synojmë një rezultat historik, apo të gjithë tani po mendojnë për ndeshjet e play-off?

Sigurisht. Anglia është një ekip i fortë, Sylvinho do synojë që të marrë qoftë edhe një pikë, ndaj një rivali të tillë. Anglia nuk ka pësuar asnjë gol. Trajneri mendon që të mbyllë këto dy ndeshje dhe më pas të mendojë për Play off.

Kjo ndeshje është e rëndësishme edhe për prestigj. Kombëtarja ka 5 fitore radhazi, diçka që nuk e kemi bërë asnjëherë më përpara.

 

Sa vlen kjo ndeshje?

E thashë që kemi marrë 5 fitore radhazi, do ishte fitore historike. Nga ana tjetër edhe Anglia do luajë për një rekord.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb