Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 majit, Igli Cara, në një postim në Facebook ka publikuar denoncimet e banorëve të këtij qyteti, në lidhje me problematikat që ato hasin çdo ditë.

Cara shkruan se problematika të tilla qytetarët i hasin prej rreth dy dekadash, ndërsa ka shtuar se 14 maji do të jetë dita që do të sjellë ndryshimin.

“Bashkia e qytetarëve?!!! Problematika të denoncuara me zë dhe figurë, nga banorët e Durrësit, me të cilat ata përballen prej më shumë se dy dekadash! 14 Maji bën ndryshimin! Qyteti je ti!”, shkruan Igli Cara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: