Kandidatja e PS për Bashkinë e Durrësit Emirjana Sako e ftuar në emisionin “Koha për tu Zgjuar” në ‘News24’ foli për angazhimet dhe projektet për këtë qytet.

Sako theksoi se qytetit do të ketë një infrastrukturë modern, po ashtu theksoi se një tjetër program që pritet të realizohet është edhe mbjellja e 15 mijë pemëve.

Gjithashtu ajo theksoi se prioritet mbetet rindërtimi, ndërsa shtoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa banesë.

“Projekti i realizimit të hapjes së arenës së plotë të Amfiteatrit të Durrës është tejet i rëndësishëm sepse do të mund të kthehet në një zonë ekonomike më të fuqizuar…”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi : “Komunikimi im ka qenë i vazhdueshëm. Nëse do të flasim për bilanc të përgjithshëm them se shifrat dhjetori i 2019 ka qenë më një numër prej 6 mijë familje. 

Kemi dhënë rreth 15 mijë grante në të gjithë Durrësin. Në mars fillon puna për 180 pallate të tjera. 16 objekte arsimore gjithashtu janë përfunduar. Në dy Spitallë ka filluar nga puna për lotin e parë të ndërtimit, po ashtu edhe lagja e re e Manzës është një projekt që ka përfunduar.”, tha ajo.

Pjesë nga biseda: 

Rindërtimi është përdorur si kartë elektorale?

Sako: Nuk mund ta them këtë sepse rindërtimi ka qenë prioritet. Programi është  kompleks sepse çdo financim është bërë nga qeveria.

Prioritetet e reja që janë shtuar?

Sako: Angazhimi me qytetarët është vijojë programi i rindërtimit, programi arsimor, ndërtimi i shkollave të tjera që kanë mbetur pa ndërtuar. Po ashtu në Bashkinë e Durrësit kemi disa programe që pritet të realizohen brenda vitit. Kryetari i bashkisë është në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës. Kemi parashikuar të realizojmë një masterplan të ndriçimit, në zonën e plazhit dhe Shkozet. Kemi nisur një program për gjelbërimin e qytetit, kemi marrë angazhim të mbjellim 15 mijë pemë , ku janë mbjellë këtë 5 mijë pemë. Bashkia e Durrësit nuk ka shumë lidhje me procesin e inceneratorëve. Ne kemi një kontratë me landfillin e Sharrën për të depozituar mbetjet. Kemi marrë mbështetje 90% financiare nga qeveria që do të vijojë në kohë sa kontrata të jetë efektive. Po ashtu sot Porto Romano e shohim të ndryshuar, kemi një park gjigant me fusha sporti me pemë të mbjella që parashikojmë ta hapim më 1 qershor. Kujtojmë se në atë territor banorët e kishin të pamundur të jetonin.. Projekti i Portit të Mallrave dhe tregtar do të japë një zhvillim të ri ekonomik. Që pas përgjigjes që iu dha problemet të strehimit me banorët, Durrësi ka hapur një kapitull të ri.

Është menduar diçka për një bibliotekë?

Sako: Ky argument është trajtuar shpeshherë, pro dua që biblioteka të jetë në qendër të qytetit dhe do të shohim mundësitë për një objekt që të blihet apo të adaptohet për të transferuar atë pasur që tashmë kemi në një objekt të ri. Janë marrë masa për të ndërtuar biblioteka të vogla.

Si janë pritur nga qytetarët këto projekte?

Sako: Këto janë e ardhmja e qytetit. këto projekte nuk realizohen për një kohë të shkurtër dhe këtë qytetarët e dinë. Ky është një vizion që do kohë, si të thuash për një dhjetëvjeçar.

Mendoni se do të ketë pjesëmarrje të madhe në këto zgjedhje?

Sako: Nuk ka një impenjim kombëtar, por ne angazhimin e kemi me qytetarët e Durrësit dhe kërkojmë angazhime për qytetarët. Nëpërmjet votës do jetë mundësia të kërkohen argumentet, por mendoj se pjesëmarrja do të jetë e mirë.

Ngarkesë politike në fushatë?

Sako: Mendoj që situata ka qenë e qetë, kandidatët e tjerë kanë programet e tyre. Angazhimi im është me qytetarët. Koha është e kufizuar dhe kam shfrytëzuar në maksimum.

Përse duhet të ju votojnë?

Sako: Unë jam një vajzë e lindur dhe rritur në Durrës kam zgjedhur të punoj në këtë qytete. Do doja që tek unë ta shohin veten shumë të rinjtë , nëna , gra . Kemi projekte të rëndësishme që duhet t’i çojmë përpara dhe për këtë kërkoj mbështetjen e tyre për të përfunduar këtë program…Pse jo të zhvillojmë një terren për intelektualët e ri në qytetin  e Durrësit.

Do të ketë plazhe të lira për qytetarët?

Sako: 20% të plazheve i lëmë për qytetarët. Durrësi ka një kërkesë të madhe dhe ne duhet t’i përgjigjemi. Ka hotele që operojnë në mënyrë sezonale dhe vjetore dhe kemi marrë masa të realizojmë sinjalistikën turistike ku do të operohet për pastrimin e zonave…

A mendoni se i keni bindur qytetarët të votojnë për ju?

Sako: Gjithmonë Durrësi është drejtua nga burra dhe tashmë ndoshta është momenti që t’i besojmë punës së një gruaje. Qytetarët kanë mundësi të shprehim mendimin me votë që t’i japim mundësi qytetit të ndryshojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb