Në protestën e zhvilluar sot në mesditë para godinës së News24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ishin të pranishëm vec gazetarëve të Focus Media News dhe përfaqësues të opozitës, si kryetarja e komisionit të medias deputetja e PD Ina Zhupa, deputetët Klevis Balliu, Blendjon Nallbati, Erisa Xhixho, Tedi Blushi si dhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Dhurata Çupi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetja Zhupa theksoi në fjalën e saj se News24, është një dritare e lirisë, një dritare e debatit, por sipas saj sot është një ditë e trishtë për median, për lirinë.

“Sot jemi më pak të lirë dhe demokratikë”, tha ajo.

Ndërsa deputeti demokrat Blendion Nallbati, kërkoi që kolegë të mediave të ndryshme ti bashkohen protestës duke ndërprerë sinjalin në të gjitha mediat.

“Kur qeveria guxon t’i mbyllë gojën një media. Kjo nuk është ngjarje që ka ardhur rastësisht, pasi ai me sinjale dhe akte e ka pranuar më parë. Duhet të kishte reagim shumë të fortë, nga shoqëria dhe mediat kombëtare që janë në Shqipëri.

Duhet të kishte ndërprerë të transmetimit të të gjitha mediave, pasi kjo që ndodhi sot, mund të ndodhte dhe me media të tjera”, tha ai.

Më herët dhe deputetët Klevis Balliu, Erisa Xhixho si dhe ish-deputetja Dhurata Çupi kanë shprehur solidaritetin e tyre me gazetarët e News24 duke e cilësuar të gjithë mbylljen e sinjalit të transmetimit dhe pushtimin e godinës nga policia ushtarake, një akt të paprecedentë dhe antiligjor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb