Pedagogu dhe ish-politikani Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, komentoi protestën e studentëve, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për mënyrën e komunikimit me të rinjtë dhe reagimin ndaj protestave.
Biberaj kujtoi protestën studentore të vitit 2018, duke deklaruar se studentët u përçanë dhe se pakti i arritur asokohe për universitetet nuk u zbatua.
Sipas Biberajt, kryeministri nuk pranon mendimin ndryshe dhe nuk dëshmon gatishmëri për të dëgjuar kritikët. Ai e cilësoi Ramën si një politikan që preferon monologun dhe jo dialogun.
Biberaj kritikoi gjithashtu klasën politike shqiptare për zhvillimet pas dhjetorit të vitit 1990, duke përmendur përgjegjësitë që, sipas tij, mbajnë figura të rëndësishme politike për situatën aktuale.
“Studentët kanë pasur protestë në 2018 dhe arriti t’i përçajë. U bë një pakt për Universitetet dhe asnjë pikë e atij pakti nuk është realizuar. Zotëria që është kryeministër sot është mashtrues ordiner dhe për gënjeshtra është i parë. Dialog në mëngjes dhe dhunë në darkë? Rama është politikani më antidialog që kam njohur në jetën time. Nuk ka njeri si Edi Rama…Politikan të tillë që nuk pranon mendimin ndryshe…irritohet. Politikani gjënë e parë që duhet të ketë është të dëgjojë, por ai se bën. Ka bërë një takim të poshtër në 2018, i ka mbledhur drejtuesit i ka sharë fyer dhe bullizuar dhe ka ikur. Është politikan monolog. Kam bërë një krahasim mes Ramiz Alisë dhe Ramës, janë si dita me natën. Trupat speciale nuk futen në qytet studenti, na dhanë garanci. Sjellje, fjalor e komunikim shumë më etik. Merr përgjegjësinë natyrisht ishte presidenti i fundit komunist, por ishte politikan. Edhe Enver Hoxha e ka pasur leksikun më qytetar se Rama. Ne pas ’80 dhjetorit prodhuan një monstër të tillë politike. Turp edhe për ne. Këtu përgjegjësinë e ka ndjesë pastë , Fatos Nano, doktor Berisha që ndryshoi Kushtetutën në 2008 dhe Ilir Meta që e bëri kryeministër në 2013. Uroj që të mos përsëritet ’97, ky do ta çojë vendin në përplasje civile. Pa llogaritur që i i fut 4-5 viza dhe i bëhet rrafsh dynjaja… Nuk është akuzë, është e vërtetë.. Nëse do le të vijë në protestë. Ajo që ka bërë me civilët, është krim. Aty ke horra…Kur u hap dera e PS, me lopata shkop bejsbolli, i ka aktivizuar në gjithë Shqipërinë. Kur regjimi mendon se do mbrojë pushtetin me dhunë aty është dështim total”, tha ai.
