Në verë patën një krisje të madhe, por presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka ndërmend të vazhdojë me Igli Taren në rolin e drejtorit sportiv bardhekaltër. Kontrata 3-vjeçare me drejtorin shqiptar duket e dakordësuar, firma është shumë afër.

Negociatat për rinovimin e Igli Tares, të cilit i përfundon kontrata aktuale më 30 qershor 2023, kishin nisur javët e fundit dhe tashmë duket se kanë arritur pikën e kthesës. Detajet ekonomike të marrëveshjes duhet të depozitohen.

Nuk duhet të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje të re, për të cilën dolën dyshime gjatë verës dhe sesionit të fundit të merkatos, të zhvilluar personalisht nga Lotito, sipas strategjive të sugjeruara nga Sarri.

Edhe përfshirja e Angelo Fabianit, ish-salernitanas-it, në drejtimin e Primavera-s deri në sezonin e kaluar, na kishte bërë të imagjinojmë një ndarje të mundshme pas 15 vitesh. Por jo. Lëvizja ishte pjesë e një ribalancimi të kuadrove drejtues.

Lotito synon të zgjerojë marrëdhënien me ish-qendërsulmuesin shqiptar, i cili u promovua nga fusha në drejtimin sportiv në verën e vitit 2008, pas dorëheqjes së Ëalter Sabatinit, i cili në atë kohë u punësua nga Palermo. Nënshkrimi i mundshëm i kontratës së re do të çojë bashkëpunimin Lotito-Tare deri më 30 qershor 2026.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb