Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka bërë një statistikë në lidhje me shkeljet e gjyqtarëve. Sipas një raporti të ILD-së, janë 22 procedime disiplinore të dërguara në dy këshillat, konkretisht 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë.

Mësohet se nga 12 kërkesa për shkarkime janë pranuar 8 (5 gjyqtarë e 3 prokurorë), ndërsa 2 janë mbyllur pa vendim nga KLGJ dhe 2 janë në proces në Këshilla. Sipas ILD-së, nga 4 masa “vërejtje publike” të kërkuara, 1 është pranuar, 1 është rrëzuar dhe dy janë në proces.

Po ashtu mësohet se nga 5 masa “ulje page” të kërkuara, 2 janë pranuar pjesërisht, 3 janë në proces.
ILD bën me dije se 4 procedime disiplinore janë pezulluar nga KLGJ në pritje të vendimit të KPA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb